PROJEKTET AKTUALE PROJEKTET E MBYLLURA GRANTET GALERIA E FOTOVE LINK PUBLIKIME TE REC BULETINI I REC
NEWS / LAJMET
 


 
PAKETA E GJELBĖR

  

Paketa e Gjelbėr ėshtė njė paketė materialesh tė shumėllojshme pėr edukimin mjedisor, e konceptuar kryesisht pėr mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollave 9-vjeēare nė Kosovė, por ajo mund tė pėrdoret dhe nga nivele tė tjera arsimore. Ajo fokusohet, nė mėnyrė tė veēantė, mbi aspektet e mbrojtjes sė mjedisit dhe tė zhvillimit tė qėndrueshėm, dhe pėrfshin njė numėr tė madh materialesh edukative si: libri i mėsuesit, sė bashku me planin mėsimor dhe fletėt e punės pėr nxėnėsit; koleksioni me filma vizatimorė dhe edukativė; CD me informacion mė tė zgjeruar mbi temat mjedisore; si dhe lojėn e dilemave. Pėrdoruesit e kėsaj pakete mund tė ndjekin njė plan mėsimor, qė mund ta plotėsojnė me filmat dhe informacionin nga CD-ja, si dhe nga faqet e internetit mbi edukimin mjedisor.

Mund tė thuhet se Paketa e Gjelbėr ėshtė plotėsisht e integruar me informacionin tė kurrikulės ekzistuese tė lėndėve Biologji, Kimi, Edukim qytetar. Informacioni i kėsaj pakete konsiderohet si plotėsues; tematika tė veēanta mund tė shtrihen nė tė gjithė vitet e arsimit bazė. Pėr mė tepėr, informacioni ka karakter tė pėrgjithshėm e, pėr rrjedhojė, mund tė pėrshtatet shumė mirė si pėr shkollat e zonave urbane ashtu edhe pėr ato tė zonave rurale, duke i lėnė nė dorė mėsuesit tė pėrshtasė materialin sipas zonės ku ndodhet.

Paketa e Gjelbėr plotėson njė boshllėk nė kuadrin e materialeve nė dispozicion tė shkollės, nė mbėshtetje tė mėsuesit dhe tė nxėnėsit pėr Edukimin Mjedisor. Ajo shėrben mė sė miri edhe pėr pėrfshirjen e aktorėve tė tjerė dhe tė komunitetit nė organizimin e aktiviteteve jashtėshkollore, nė mėnyrė qė tė ndikohet nė ndryshimin e sjelljes. Informacioni specifik pėr Kosovėn, qė zė rreth 40% tė materialit, e bėn paketėn njė burim tė dhėnash dhe njohurish pėr mjedisin kosovar, gjendjen aktuale dhe rrugėt pėr mbrojtjen dhe mirėshfrytėzimin e tij.

Paketa e Gjelbėr ėshtė njė produkt nė pėrputhje me standardet e programit mėsimor tė shkollės sonė dhe njohuritė bashkėkohore tė nivelit Evropian.

Paketa e Gjelbėr ėshtė njė produkt me njė cilėsi shumė tė lartė, pėr t'u pėrdorur me endje nė shkollė dhe jashtė saj.

Stuktura e Paketės sė Gjelbėr >>> (mė shumė) 

Pėr mė shumė informata rreth projektit, ju lutemi kontaktoni Margarita Hashani, Drejtuese e Projektit.

 

 
The Regional Environmental Center for CEE Office in Kosovo/a | Kodra e Diellit, Rr. Enver Maloku, Nr 28, Kati i V-tė, Prishtinė, PO Box 160 | tel/fax: (+381 38 225 123)| E-mail: info@kos.rec.org