![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| PROGRAMI RAJONAL I RINDËRTIMIT TË MJEDISIT PËR EVROPËN JUGLINDORE (REReP) |
|
|
Hyrje
Pakti i Stabilitetit Shumë njerëz
kanë dëgjuar për të ashtuquajturin Pakt i Stabilitetit
për Evropën Juglindore. Pakti i Stabilitetit dëshiron të
arrijë: Projektet për Mjedisin Sa mund të vëreni çështjet e mjedisit nuk janë të definuara në fondet e Paktit të Stabilitetit, që është arsyeja kryesore që REC, në bashkëpunim me Ministrat e Mjedisit të shteteve të Evropës Juglindore vendosën që të ndërmarrin nismën që projektet e mjedisit të kyqen si program financiarë i veçantë. Kjo iniciativë u materializua në Programin Rajonal të Rindërtimit të Mjedisit për Evropën Juglindore, ose REReP. Në Mars 2000, liderët e Paktit të Stabilitetit e pranuan REReP-in si degë të Paktit, dhe në Korrik 2000, në Cavtat, Kroaci, u mbajt mbledhja e parë e Grupit Punues. Grupi Punues për REReP është grup drejtues i fondit që përbëhet nga donatorët, si Bashkësia Evropiane, Holanda, Italia, Gjermania, SHBA, Norvegjia, etj., së bashku me Ministrat e Mjedisit të shteteve të Evropës Juglindore (Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Rumunisë). Organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) janë përfaqësuar me 5 persona të zgjedhur nga rrjeti i OJQ-ve Ballkanike. OJQ-të, në mbledhjen e OJQ-ve Ballkanike të mbajtur në Strugë, Qershor 2000, kanë vendosur të bashkohen dhe të marrin pjesë aktivisht në REReP. Një moment i rëndësishëm i mbledhjes së parë të grupit Punues ishte kyqja e Kosovës në REReP. Kosova dhe REReP Që nga Korriku 2000 është e garantuar që projekt-propozimet nga Kosova janë të mirëseardhura për REReP. Zyra kryesore e REC-ut është sekretariat për REReP-in në tërësi. Që të lehtësojë dorëzimin e koncepteve të projekteve dhe projekt-propozimeve të plota, REC ka formuluar format dhe udhëzuesit standard. Strukturat që i paraqesin projekt-propozimet duhet të jenë qeveritare, ose së paku të jenë në bashkëpunim me organizatat qeveritare. Për Kosovën, Departamenti i UNMIK-ut për Mbrojtjen e Mjedisit duhet të kontaktohet për përpilimin e projekt-propozimeve. Zyra e REC-ut luan rol ndihmës në bazë të sygjerimeve të UNMIK-ut.
Kontaktet : Ministria e Ambientit
dhe Planifikimit Hapsinor
|