| |
PROJEKTET
E HAPURA NGA ZYRA E REC-ut NË KOSOVË:
Emri i projektit:
Promovimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm
në komunitet
Kohëzgjatja: Prill 2004 - Prill 2005
Buxheti: 47,737 EUR
Financuar nga: Balkan Trust Fund for Democracy
Qëllimi kryesor i këtij projekti është
të prezantohet koncepti i përpilimit të integruar të
politikave; dhe koncepti i qeverisë dhe qytetarit të ndërgjegjshëm
që do të mundësonte përfshirjen e principeve të
zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë. Projekti
përbëhet nga pesë komponentë:
1.
Takim
punues me autoritetet lokale dhe OJQ-të;
2. Përpilimi i tre planeve strategjike në komunitet;
3. Takim punues me politikbërësit;
4. Shtypja e një publikimi që do të promovonte principet
e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë; dhe
5. Vizita studimore për politikbërësit në shtetet
e rajonit.
Emri
i projektit: Zhvillimi i strategjisë së mjedisit dhe zhvillimit
të qëndrueshëm në Kosovë në partneritet
me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Kohëzgjatja:
Nëntor 2003 - Prill 2004
Buxheti: 22,389 EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Objektiva e përgjithshme e projektit është që të
zhvillojë një strategji mjedisore (SM) për Kosovën
dhe ofrojë kapacitet përkrahës me qëllim që Kosova
në mënyrë efikase të mbrojë shëndetin njerëzor
dhe mjedisin, si dhe të sigurojë kushtet për zhvillim ekonomik,
duke u bazuar në parimet e qëndrueshmërisë. Në
këtë objektivë përfshihet edhe zhvillimi i i procesit
të pjesëmarrjes së gjerë për t'i identifikuar
problemet mjedisore dhe shëndetësore dhe formuluar elementet
themelore për SM-në, duke në këtë mënyrë,
përforcuar kapacitetin në nivel nacional si dhe rritur njohurinë
dhe mirëkuptimin; arrijë nivelin e lartë të vetëdijes
ndërmjet vendimmarrësve, menaxherëve, industrisë,
si dhe publikut të gjerë mbi çështjet mjedisore
dhe të përforcojë kapacitetin institucional dhe teknik
në nivel regjional në mënyrë që të mund
të marrin përsipër implementimin e Planit të Veprimit
Mjedisor.
Emri i projektit: Qasja në Informatat Mjedisore si mjet për
të zgjidhur Problemet Mjedisore
Kohëzgjatja: Shtator 2003 - Tetor 2004
Buxheti: 29,805 EUR
Financuar nga: British Office Prishtina nëpërmjet British Environmental
Project Fund
Projekti "Qasja në Informatat Mjedisore si mjet për të
zgjidhur Problemet Mjedisore - Njoftimi i qytetarëve me Principin
e Qasjes në Informata të Konventës së Aarhusit dhe
Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit", synon që nëpërmjet
të zbatimit të principit të qasjes në informata në
bashkëpunim me të gjithë rol-luajtësit të ndihmojë
në zgjidhjen e problemit të ndotjes të shkaktuar nga Korporata
Energjetike e Kosovës (KEK).
Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të
ngritë vetëdijen mjedisore të publikut të ndikuar
në rastin e ndotjes së shkaktuar nga KEK-u, duke i'u ofruar
atyre informata dhe debate publike me rol-luajtësitë kryesor
(qytetarët e ndikuar, OJQ-të, zyrtarët e KEK-ut dhe autoritetet
lokale). Të arriturat e pritura nga projekti janë:
1. Botimi i një broshure mbi parimet e Konventës së Aaurhusit
dhe Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit
2. Botimi i një Baze të të Dhënave që përmbanë
informatat për të gjithë zyrtarët qeveritarë
që merren me çështjet mjedisore.
3. Organizimi i debateve publike me të gjithë rol-luajtësit
të përfshirë në ndotjen e shkaktuar nga KEK-u dhe
transmetimi i tyre në radiot lokale.
4. Botimi i Buletini Mjedisore stinor që do të përfshijë
edhe artikuj për Konventën e Aarhusit, ndotjen e shkaktuar nga
KEK-u dhe Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.
5. Buletinin javor elektronik me informatat mjedisore të publikuara
në mediat kosovare.
PROJEKTET
E PËRFUNDUARA NGA ZYRA E REC-ut NË KOSOVË:
Emri
i projektit: Krijimi i rrjetës elektronike në nivel shtetëror
dhe regjional
Kohëzgjatja: Mars 2001 - Dhjetor 2003
Buxheti: Rreth 700,000 EUR për tërë Regjioni e Evropës
Juglindore (EJL)
Financuar nga: Ministria Norvegjeze e Mjedisit dhe MPJ të Holandës
Një projekt i madh për të gjitha shtetet e ELJ e udhëhequr
nga Zyra qendrore e REC-ut në Hungari. Projekti synon që të
siguroj softverë, hardverë, trajnime dhe mjete menaxhuese për
lëvizjen mjedisore në gjitha shtetet e EJL duke përfshirë
edhe Kosovën, për zhvillimin funksional të rrjetës
elektronike (kompjuterike) ashtu që informatat mjedisore mund të
shpërndahen shpejtë dhe në mënyrë efektive nëpër
tërë EJL. Për Kosovën, Zyra e REC-ut në Kosovë,
luan rolin koordinues dhe një numër i OJQ-ve vendore mjedisore
janë të inkuadruar në projekt dhe në rrjetën
e ardhshme elektronike (kompjuterike).
Emri
i projektit: Vetëdija dhe Arsimimi Mjedisor në Kosovë
Kohëzgjatja: Prill 2002 - Dhjetor 2003
Buxheti: 174,939 EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Qëllimi kryesor i projektit është që të rrisë
vetëdijen mjedisore të kosovarëve duke iu ofruar shkollave
fillore material arsimor mjedisor, zhvilluar dhe ofruar kusre mjedsiore
për nxënësit e shkollave të mesme, themeluar fondin
për aktivitete mjedsiore të shkollave të mesme për
projekte të vogla të arsimimit mjedisor të shkollave në
të gjithë Kosovën, të rrisë kapacitetet e 8 OJQ-ve
mjedisore dhe të zhvillojë më tej qendrën e mbledhjes
dhe reciklimit të aluminit për ta shndërruar në qendër
për arsimim mbi ri-shfrytëzimin dhe recklimin. Objektivat dhe
detyrat më specifike janë:
1. Të rrisë efikasitetin e librit për arsimin mjedisor
të përgatitur nga Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit
për klasat e para, dyta dhe treta të shkollave fillore në
Prishtinë (si pilot).
2. Të rrisë vetëdijen mjedsiore të nxënësve
dhe nëpërmjet kësaj edhe të prindërve të
tyre nëpërmjet matreialit dhe kusrit efektiv të arsimimit
mjedisor.
3. Të rrisë njohuritë dhe botëkuptimin për çështje
mjedisore të tinejxherëve në Prishtinë.
4. T'iu mundësojë shkollat që të marrin fonde për
aktivitetet mjedsiore, projektet e dhe/ose akcionet e vogla.
5. Të rrisë kapacitetet e stafit të Zyres së REC-ut
në Kosovë dhe 2-3 aktivistëve mjedsiorë për të
këshilluar OJQ-të mjedisore në mënyrë efikase
në të dyja komunitetet, si shqiptare ashtu edhe serbe.
6. Të përforcojë kapacitetin organizues të OJQ-ve
ekzistuese që tashmë veprojnë në Kosovë nëpërmjet
një prgrami intenziv dhe interaktiv të këshillimit.
7. Të rrisë vetëdijen e popullatës në përgjithësi
në lidhje me parandalimin, ri-shfrytëzimin dhe reciklimin e
mbeturinave shtëpiake nëpërmjet fushatave të vetëdijësimit,
qendrës së reciklimitt dhe në ditët e hapura për
publikun njëherë në çdo dy muaj.
8. Të zgjasë veprimtarinë dhe të rrisë ndikimin
e mbledhjes së aluminit dhe qendrës për reciklim.
9. Të rrisë fushëveprimin e veprimtraisë së qendrës
së aluminit duke rritur llojin e materialit dhe përfshirë
aktivitetet mjedsiore për kklasët e shkollave fillore dhe të
mesme.
Emri i projektit: Programi i Granteve "Nacionale" në
Kosovë
Kohëzgjatja: Maj 2002 - Dhjetor 2003
Buxheti: afro 25,000 EUR për Kosovën, gjithsej projekti në
EQL 1,177,946 EUR
Financuar nga: Danish Environmental Protection Agency (DANCEE)
Si pjesë e programit të granteve më të mëdha
për EQL, REC-u, Zyra në Kosovë drejton një Program
për Grante nacionale në të cilat 2-3 grante më të
mëdha (deri në 10,000 EUR) do t'iu jipen OJQ-ve mjedsiore në
bashkëpunim me autoritetet locale me qëllim të zgjidhjes
së problemeve mjedisore në nivel të Kosovës.
Emri i projektit: Zhvillimi i Qëndrueshëm rural dhe i bujqësisë
organike në Kosovë - Viti III
Kohëzgjatja: Mars 2003 - Dhjetor 2003
Buxheti: 25,451 EUR
Financuar nga: Avalon Foundation
Ky projekt është pjesë e iniciativës në të
gjithë Ballkanin e Fondacionit Holandez Avalon për të promovuar
zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe të bujqësisë
organike në vendet e Evropës Jug-Lindore. Projekti do të
zgjasë 4,5 vite dhe ky përbënte vitin e tretë. Kosova
do të jetë pjesë e këtij projekti të përgjithshëm.
1. Broshurë mbi kompostimin.
2. Broshurë mbi prodhimin e bimëve të bujqësisë
organike të kultivuara në serra.
3. Broshurë për promovimin e stendës për bujqësi
organike në tregun e gjelbër.
4. Video kasetë mbi stendën për bujqësi organike dhe
eko-drekën.
Emri i projektit : Zgjedhja e problemit të mbeturinave shtëpiake
me anë të iniciativave lokale dhe informimit të publikut
në Kosovë
Kohëzgjatja: Korrik 2001 - Dhjetor 2003
Buxheti: 232,423 EUR
Financuar nga: Agjensioni Evropian për Rindërtim
Projekti për ndihmën në zgjedhjen e problemit të mbeturinave
në Kosovë përbëhet prej dy komponentave të ndryshme
por të ndërlidhura:
1. Sigurimi i implementimit të iniciativave lokale dhe projekteve
të vogla për zgjedhjen e problemit të mbeturinave, me ofrimin
e financimit për projekte të vogla, trainime dhe informimi i
rrjetave të OJQ-ve lokale mjedisore në Kosovë, ashtu që
ata do të mund të rrisin vetëdijen e popullatës lokale
lidhur me çështjen e mbeturinave dhe si të zgjedhin ato.
2. Ofrimi i mundësive tjera për fshatrat dhe vendeve rurale
që të zgjedhin problemet e tyre me mbeturina me anë të
rritjes së vetëdijes, iniciativave lokale dhe shpërndarja
e publikimeve për mundësitë alternative për mbeturinat
në pjesët rurale për fshatarët të cilët
marrin pjesë në projektin e OBSH-së për Fshat të
Shëndetshëm.
Emri i projektit: Bujqësia Ekologjike & Zhvillimi i qëndrueshëm
rural në Kosovë
Kohëzgjatja: Janar 2002 - Dhjetor 2002
Buxheti: 28,121 EUR
Financuar nga: Avalon Foundation
Ky është viti i dytë i implementimit të këtij
projekti katër vjeçar në nivel të Ballkanit e që
realizohet nga një rrjetë e organizatave lokale në 6 shtete
të Evropës Juglindore. Qëllimi i projektit për Kosovë
është prezentoj dhe promovoj zhvillimin e qëndrueshëm
rural dhe bujqësinë organike në Kosovë. Aktivitetet
kryesore që do të zhvillohen gjatë vitit të dytë
përfshijnë:
1. 4 eksperimente fushore me grurin dimëror në bashkëpunim
me Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës
dhe disa organizata të fermerëve.
2. 3-5 eksperimente fushore me spërkatje organike të perimeve.
3. Organizimi i një kampanje për vetëdijësim lidhur
me ushqimin ekologjik dhe përparësit për shfrytëzuesin,
përfshirë edhe drekën mjedisore për VIP.
4. Prezentimi i koncepteve të bujqësisë organike një
shkollën e mesme të bujqësisë në Leposaviç
me anë të disa ligjeratave. Pjesëmarrja e dy Kosovarëve
dhe udhëheqësit të projektit në Trajnimin për
Trajner të organizuar nga ekspertët e Avalonit (dy here në
vjetë).
Emri i projektit: Vetëdijësimi dhe edukimi mjedisor në
Kosovë
Kohëzgjatja: Prill 2002 - Dhjetor 2003
Buxheti: 174,939 EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të rrisë
vetëdijen mjedisore të Kosovarëve me ofrimin e materialeve
për edukim mjedisor në shkollat fillore, përgatitja dhe
mbajtja e një kursi mjedisor për nxënësat e shkollave
të mesme, themelimi i Fondit për Aktivitete Shkollore për
projekte të vogla emancipuese mjedisore në shkollat e mesme,
rritja e aftësive të 8 OJQ-ve mjedisore dhe zhvillimi i mëtutjeshëm
i qëndrës për mbledhjen dhe riciklimin e kanaçeve
të aluminit në një qendër për edukuese për
ripërdorim dhe riciklim. Aktivitetet dhe objektivat më specifike
përfshijnë:
1. Rritja e përdorshmërisë së tekstit shkollor për
edukim mjedisor të përgatitur nga Departamenti për Mbrojtjen
e Mjedisit për nxënësit e shkollave fillore (klasat e para,
dyta, treat) në Prishtinë (si pilot projekt).
2. Rritja e vetëdijes mjedisore të nxënësve dhe studentëve
me anë metarialeve dhe kurseve për edukim mjedisor, që
rrjedhimisht do të çoj edhe te rritja e vetpdijës së
prindërve të tyre.
3. Rritja e njohurive dhe aftësisë për ti kuptuar çështjet
mjedisore për nxënësit e shkollave të mesme në
Prishtinë.
4. Krijimi i një fondi për aktivitete të shkollave, që
do ti mundësoj nxënësve të shkollave të mesme
të realizojnë projekte të vogle në fushën e mjedisit.
5. Rritja e kapaciteteve të stafit të REC Kosovës dhe 2-3
aktivistëve mjedisor që të trajnojnë OJQ-të mjedisore
të komunitetit Shqiptar dhe Serb.
6. Forcimi i kapacitetit organizativ të OJQ-ve mjedisore aktive në
Kosovë me anë të një progrmai trajnimi intensiv dhe
interaktiv.
7. Rritja e vetëdijes se publikut lidhur me parandalimin, ripëdorimin
dhe riciklimin e mbeturinave shtëpiake me anë të kampanjave
për vetëdijësim dhe qendrës për riciklim.
8. Zgjatja e aktiviteteve dhe rritja e ndikimit të qendrës për
mbledhjen dhe riciklimin e kanaçeve të aluminit.
9. Rritja e aktiviteteve të qendrës për mbledhjen dhe riciklimin
e aluminit me mbledhjen e materialeve tjera për riciklim.
Emri i projektit: Dija është fuqi: Informata për veprim
mjedisore në Kosovë II
Kohëzgjatja: Korrik 2001 - Shtator 2002
Buxheti: 13,479 GBP
Financuar nga: British Office në Prishtinë, nga Fondi Britanik
i Projektit Mjedisor
Qëllimi i këtij projekti është që të mbush
vakuumin informativ mjedisor në Kosovë nga të gjitha drejtimet,
duke influencuar një rrjetë të gjerë të personave
kyq dhe qytetarëve. "Dija është fuqi" përbëhet
nga katër komponenta të ndryshme por të ndërlidhura:
1. Vazhdimi i botimit të REC Buletinit tonë mjedisor në
gjuhën angleze, shqipe dhe serbe. REC Buletini mjedisor stinor përmbanë
informata për çështjet mjedisore në Kosovë,
aktivitetin e REC-ut në kosovë dhe në pjesët tjera
të regjionit të EQL, zhvillimet në krijimin e politikës
mjedisore dhe informata për kontaktim për organizatat tjera
mjedisore.
2. Zgjerimi dhe mirëmbajtja e një ëeb faqeje mjedisore,
ofrimi i bazave të dhënave me informata mjedisore, Vlerësimi
Strategjik Mjedisor për Kosovën, lajmërimet për programin
e trainimeve dhe programin e granteve të vogla të REC-ut, si
dhe linka direkt për ëeb faqet mjedisore vendore dhe ndërkombëtare.
3. Ndihmimi i bashkëpunimit në mes mjedisistëve vendor
me anë të thirrjes së të gjithë OJQ-ve mjedisore
kosovare çdo katër muaj në tryezë të rumbullakët.
4. Zhvillimi i mëtejm i librarisë mjedisore publike te Zyra
jonë, e cila ofron raporte, fletëpalosje, libra, video kaseta
dhe CD-e që kanë të bëjnë me çështjet
mjedisore në Kosovë, regjionin e Evropës Juglindore, dhe
në përfundimisht, në Botë.
Emri i projektit: Zhvillimi i Kapaciteteve të shoqërisë
civile mjedisore në komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë
Kohëzgjatja: Janar 2002 - Dhjetor 2002
Buxheti: 48,931 EUR
Financuar nga: ICCO
Projekti përbëhet nga tre aktivitete të ndara por të
ndërlidhura, siç vijon:
1. Dy cikle të workshop-ëve trainues, katër ditor, për
komunitetin serb në mënyrë që të ofroj trainimet
e njejta/Programin e miqësisë për OJQ-të e serbëve
të Kosovës, ashtu siç e kemi bërë më parë
me OJQ-të e shqiptarëve të Kosovës. Programi trainues
përfshin zhvillimin organizacional si dhe rolin e OJQ-ve, organeve
lokale qeverisëse dhe pjesëmarrja e publikut në vendimarrjen
(për mjedis). Çështjet si gjetja e parave dhe marrëdhëniet
me publikun gjithashtu do të përfshihen.
2. Katër cikle të workshop-ëve trainues, dy ditor, për
komunitetin shqiptar, i formuluar si vazhdim i trainimit të mëparshëm
të Programit të Miqësisë Mjedisore. Përmbajtja
e këtij trainimi do të jetë identifikimi i projekteve,
gjetja e parave dhe menaxhimi financiar.
3. Fonde për një numër të projekteve të vogla,
të cilat do të dorëzohen nga pjesëmarrësit e
trainimeve, dhe gjithashtu anëtarëve të OJQ-ve lokale mjedisore,
mundësia të përdorin dijen e re duke punuar në zgjedhjen
e problemeve të vogla vendore mjedisore. REC-u ka sistem të
hapur, të drejtë dhe transparent për distribuimin e fondeve
për projekte të vogla. Gjithashtu ne ofrojmë trainime për
punën dhe udhëzime gjatë zbatimit të projekteve të
vogla të OJQ-ve.
Emri i projektit: Krijimi i kushteve për zbatimin e Konventës
së Aarhusit në shtetet e Evropës Juglindore
Kohëzgjatja: Janar 2001 - Gusht 2002
Buxheti: Rreth 1,100,000 EUR për tërë Regjioni e Evropës
Juglindore (EJL)
Financuar nga: Agjensioni i SHBA-ve për Mbrojtje të Mjedisit
dhe MPJ të Holandës
Edhe një projekt për tërë Evropën Juglindore
e udhëhequr nga sektori për Pjesëmarrje të Komunitetit
pranë Zyres qendrore të REC-ut në Hungari. Projekti synon
që të krijoj kushte për zyrtarët qeveritarë lokal
dhe kombëtar si dhe të OJQ-ve për zbatimin e Konventës
së Aarhusit. Konventa e Aarhusit ka tri fusha kryesore të veprimit,
të cilat janë: pjesëmarrja e komunitetit në vendim-marrje
për mjedisin, çasja në informata mjedisore dhe çasja
në gjykimet rreth çështjeve mjedisore. Për Kosovën,
projekti synon që të ndaj njohuritë dhe mjetet që
dalin nga Konventa e Aarhusit në nivel komunal. Drejtuesit komunal
dhe OJQ-të janë duke u trajnuar për pjesëmarrje të
komunitetit, lobimin dhe veprime konkrete mjedisore. Personat e motivuar
janë të mirëseardhur që të marrin pjesë
në ngjarjet në EJL dhe në puntoritë "Trajnimi
për trajnerë".
Emri i projektit: Programi i granteve në nivel Kosovar
Kohëzgjatja: Maj 2002 - Dhjetor 2002
Buxheti: Rreth 25,000 EUR për Kosovën, shuma totale e projektit
1,177,946 EUR
Financuar nga: Agjencioni Danez për Mbojtjen e Mjedisit (DANCEE)
Si pjesë e një programi të gjerë të granteve
për regjionin e EJL, REC Kosova e udhëheq programin e granteve
në nivel Kosovar, në të cilin 2-3 grante të mëdha
do ti ipen OJQ-ve mjedisore që do të bashkëpunojnë
me autoritetet në nivel lokal dhe Kosovar me qëllim të
zgjedhjes së problemeve mjedisore në nivel të Kosovës.
Emri i projektit: Takimi punues mbi krijimin e politikave mjedisore
Kohëzgjatja: Prill 2002 - Shtator 2003
Buxheti: 10,271 EUR
Financuar: Ministria Holandeze e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Qëllimi i projektit është të forcoj lëvizjen
e ambientalistëve në Kosovë me anë të mbajtjes
së ligjeratave për anëtarë të OJQ-ve, studentëve
të interesuar dhe personat vendim-marrës për zhvillimin
e qëndrueshëm dhe konceptet e politikës mjedisore. Objektivat
dhe detyrat më specifike përfshijnë:
1. Lajmërimin e "Takimit punues mbi krijimin e politikave mjedisore"
në REC Buletin-in, buletinit elektronik informativ.
2. Organizimi i një takimi punues një javor mbi krijimin e politikave
mjedisore, njoftimi me konceptet, mjetet dhe teknikat e përdorura
në Holandë.
3. Përgatitja e guidës për krijimin, rastet dhe konceptet
e politikave mjedisore në gjuhën Shqipe, e cila do të shpërndahet
te të gjitha fakultetet relevante të UP-së, OJQA-ve mjedisore
dhe vendim-marrësve në nivel lokal dhe Kosovar.
Emri i Projektit: Të përkujdesemi për mjedisin
Kohëzgjatja: Shtator 2002 - Gusht 2003
Buxheti: 15,000 GBP
Financuar nga: British Office Prishtina nëpërmjet British Environmental
Project Fund
'Të përkujdesemi për mjedisin' tenton që të përdorë
komunikimin me publikun nëpërmjet masmediave Kosovare në
kombinim me rritjen e kapaciteteve të OJQ-ve mjedisore në komunikimin
e tyre me mediat. 'Të përkujdesemi për mjedisin' përbëhet
nga këto komponente vijuese:
1. Takim punues 2,5 ditor për gazetarët, i kombinuar me një
faqe me lajme mjedisore nëpër gazetat ditore.
2. Trajnim medial 3 ditore për OJQ-të mjedisore
3. Buletini stinor mjedisor (Shqip, Anglisht & Serbisht).
Emri i projektit: Studimi strategjik mjedisor për Kosovën
2001
Kohëzgjatja: Prill 2001 - Korrik 2001
Buxheti: 14,791EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Qëllimi i projektit është që të siguroj mirëkuptim
të përbashkët për situatën mjedisore dhe prioritetet,
për organizatat donatore ndërkombëtare dhe lokale, intitucioneve,
OJQ-ve dhe kompanive.
Objektivat dhe detyrat më specifike përfshijnë:
1. Kërkimi dhe studimi i sa më tepër raporteve të
zhvilluara në fushën e mjedisit gjatë periudhës Korrik
2000 - Prill 2001
2. Intervistimi i personave kyq, ndërkombëtar dhe lokal, në
fushën e mjedisit lidhur me situatën momentale mjedisore në
Kosovë
3. Përgatitja e raportit përmbledhës bazuar në "Studimi
strategjik mjedisor 2000" dhe informatave posa të mbledhura
4. Distribuimi i raportit të plotë në Anglisht, dhe i fletëpalosjeve
në Shqip dhe Serbisht me përmbledhjen e "Studimi strategjik
mjedisor për Kosovën 2001".
Emri i projektit: Grantet e vogla për OJQ-të mjedisore të
Kosovës
Kohëzgjatja: Dhjetor 2000 - Nëntor 2001
Buxheti: 27,054 EUR
Financuar nga: Ministria Holandeze për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Program i granteve të vogla për OJQ-të mjedisore të
Kosovës. Cikël i granteve të vogla i financuar nga Ministria
Holandeze e Mjedisit. Shuma prej 30,000 DEM është dedikuar për
7 projekte lokale të realizuara nga OJQ-të mjedisore në
Kosovë. Në të njejtën kohë kur është
bërë lajmërimi dhe realizimi i programeve të granteve,
tri cikle të stërvitjeve për përpilimin e projekt
propozimeve janë organizuar, si dhe një mbledhje e fituesve
duke përfshirë edhe menaxhimi i projekteve dhe trajnimet për
raportim.
Emri i projektit: Dija është fuqi: Informata për veprim
mjedisor në Kosovë I
Kohëzgjatja: Janar 2001 - Qershor 2001
Buxheti: 2,553 EUR
Financuar nga: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur,
KFOS
Projekti "Dija është fuqi" do të mundësoj
që qytetarët e Kosovës të përmirësojnë
kualitetin e jetës së tyre, duke u ofruar atyre çasje
në informata mjedisore dhe te kanalet e komunikimit me autoritetet
mjediosore. Zyra e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën
Qendrore dhe Lindore në Kosovë, do të ndërmarr aktivitetet
vijuese:
1. Publikimi stinor i Buletinit mjedisor.
2. Krijimi i ëebsite-it mjedisor.
3. Hapja e biblotekës mjedisore.
Emri i projektit: Zhvillimi i kapaciteteve të shoqërisë
civile mjedisore në Kosovë
Kohëzgjatja: Tetor 2000 - Qershor 2001
Buxheti: 46,386 EUR
Financuar nga: ICCO
Qëllimi i forcimit të shoqërisë civile mjedisore në
Kosovë është arritur me sigurimin e programit të trajnimit
të balancuar për grupe aktive të ambientalistëve në
OJQ, autoriteteve lokale ose instituteve kombëtare mjedisore. Programi
njëjavor i trajnimeve është siguruar gjatë katër
cikleve të ndryshme në tri qytete; Prizren, Gjakova dhe dy cikle
në Prishtinë. Në këto trajnime morrën pjesë
40 pjesëmarrës. Trajnuesit ishin prej Zyrës së REC-ut
në Shqipëri dhe projekt partneri ynë Qendra Maqedonase
për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Emri i projektit: Programi Rajonal i Rindërtimit të Mjedisit
(REReP) për EJL
Kohëzgjatja: Mars 2001 - Korrik 2001
Buxheti: 9,719 EUR
Financuar nga: UNDP
Qëllimi i projektit është përkrahja e Departamentit
për Mbrojtje të Mjedisit pranë UNMIK-ut, për zhvillimin
e projekteve dhe përpilimin e projekt-propozimeve, në mënyrë
që plotësisht të merr pjesë në në emër
të Kosovës në Programin e RERep-it, dhe me theks të
veçant në takimin e "REReP Task Force" në Sarajevë
në fillim të verës 2001.
Emri i projektit: Bujqësia Ekologjike & Zhvillimi i qëndrueshëm
rural në Kosovë
Kohëzgjatja: Janar 2001 - Dhjetor 2001
Buxheti: 11,413 EUR
Financuar nga: Fondacioni AVALON
Ky është viti i parë, i projektit katër vjeçar
në tërë Ballkanin për agrokulturën ekologjike,
e implementuar nga disa organizata lokale në 7 shtete. Qëllimi
i nën-projektit për Kosovë është që të
paraqes dhe promovoj zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe eko-agrokulturës
në Kosovë. Aktiviteti i parë kryesor është paraqitja
e koncepteve të eko-agrokulturës dhe mundësitë për
Kosovën, sa më tepër që është e mundur nëpërmjet
një kampanje aktive informative. E dyta, një grup prej 15 fermerëve
të interesuar dhe të dedikuar, dhe specialistë të
agrokulturës do të trajnohen në teorinë dhe praktikën
e eko-agrokulturës gjatë dy cikleve të punëtorive
si dhe pjesëmarrja në ciklin ndërkombëtar "Trajnimi
për Trajnerë" për 2 Kosovarë, të cilët
janë aktivë ose do të jenë aktivë në zgjerimin
e shërbimeve agrokulturore për fermerët. Në fund një
fletëpalosje do të publikohet dhe shpërndahet, për
mjetet dhe zbatimin e agrokulturës ekologjike për Kosovën.
Emri
i projektit: Mbledhja e aluminit dhe riciklimi si mekanizëm për
financim të qëndrueshëm të OJQ-së
Kohëzgjatja: Janar 2001- Gusht 2001
Buxheti: 30,308 EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Krijimi i një qendre mbledhëse ku njerëzit mund të
dërgojnë kanaçet dhe të paguhen për to. Qendra
do të drejtohet nga një OJQ vendore mjedisore (Grupi i Ekolëgëve
të Rinj) dhe alumini do t'i shitet shkrirësit vendor. Gjithashtu,
edhe shkollat do të involvohen në mbledhjen e kanaçeve.
Një pjesë e projektit është që siguroj trajnime
organizative dhe financiare për OJQ-në pjesëmarrëse.
Një kampanjë për vetëdijësim, për zvogëlimin
dhe riciklimin e mbeturinave shtëpiake është paraparë
si pjesë e projektit.
Emri i projektit: Përkrahje një kompanie konsulentësh
mjedisor mbi hulumtimin e deponive të hedhurinave në Kosovë
Kohëzgjatja: Tetor 2000 - Nëntor 2000
Buxheti: 1,176 EUR
Financuar nga: DHV Consultants
Përkrahja logjistike dhe administrative për DHV Konsulentët
në projektin e Agjensioni Evropian për Rindërtim për
menagjimin e mbeturinave në Kosovën Jugore dhe Perëndimore.
Emri i projektit: Studimi strategjik mjedisor për Kosovën
2000
Kohëzgjatja: Prill 2000 - Qershor 2000
Buxheti: 17,165 EUR
Financuar nga: Sida, Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ndërkombëtar
Qëllimi i projektit është që të siguroj mirëkuptim
të përbashkët për situatën mjedisore dhe prioritetet,
për organizatat donatore ndërkombëtare dhe lokale, intitucioneve,
OJQ-ve dhe kompanive.
Objektivat dhe detyrat më specifike përfshijnë:
1. Kërkimi dhe studimi i sa më tepër raporteve të
zhvilluara në fushën e mjedisit gjatë periudhës Qershor
1999 - Maj 2000.
2. Intervistimi i personave kyq, ndërkombëtar dhe lokal, në
fushën e mjedisit lidhur me situatën momentale mjedisore në
Kosovë.
3. Përgatitja e raportit përmbledhës bazuar në "Studimi
strategjik mjedisor 2000" dhe informatave posa të mbledhura.
Për
më shumë informata kontaktoni :
Qendra
Rajonale e Mjedisit - Zyra në Kosovë
FP
160, Kodra e Diellit, Rruga III, Lamela 26,
Prishtinë, Kosova\UNMIK
tel/fax: (+381 38) 552-123,
E-mail: info@kos.rec.org
|